BAULED u themelua nën kujdesin dhe drejtimin e familjes Stojku, të cilët pas një eksperience të gjatë në tregun e industrisë së ndriçimit, krijuan një kompani bashkëkohore e cila plotëson nevojat e ndriçimit duke filluar nga ai bazik deri tek elementet më unik të ndriçimit modern.

Dy brandet kryesore të BAULED janë LUXMAINER dhe ROETTEC.

BAULED është distributor zyrtar i brandit LUXMAINER në Shqipëri dhe krijues i brandit ROETTEC me shtrirje ndërkombëtare.

Prej 7 vitesh në treg, kemi prezantuar një epokë të re të ndriçimit, duke ju lehtësuar mundësinë e krijimit të hapësirave të ndriçuara në mënyrë të përsosur dhe mjediseve të zgjuara për të jetuar, punuar dhe luajtur. E ardhmja e ndriçimit është këtu.

Si një kompani avangarde në stil, trende dhe shumëllojshmëri produktesh jemi të përkushtuar të ofrojmë një nivel të lartë shërbimi për klientët tanë, nga produktet e gatshme deri tek ato të cilat mbajnë vulën, Hand made by BAULED.

Ndriçimi nuk është vetëm një produkt që ne shesim, ai është një mënyrë jetese. Ne ofrojmë ndriçuesit më elegantë në treg, të cilët besojmë se do të ndryshojnë mënyrën se si ju e perceptoni marrëdhënien midis dritës dhe hijes, shkëlqimit dhe ngjyrës, stilit dhe cilësisë.

PLANIFIKIM, SHPËRNDARJE & SUKSES

Ekipi ynë i shitjeve ofron zgjidhje ndriçimi për të gjitha llojet e bizneseve: nga apartamentet, spitale, dyqanet, shkollat, komplekset, hotele, zyrat dhe parqet. Kategoritë e produkteve që ofron Bauled janë:

  • Abazhurë
  • Trackline, shina
  • Spote (të jashtme, gipsi, allçie, kundra lagështirës)
  • Shirita LED
  • Llambë
  • Profile alumini
  • Sensor
  • Panele
  • Ndriçues rruge
  • Projektor
  • Ndriçues lulishte

    Ne e kuptojmë rolin e rëndësishëm që luan ndriçimi në ambjetet tuaja, kështu që sigurohemi që të bëni zgjedhjen e duhur të produktit, duke ju asistuar në çdo proces.

    Falë punës disa vjeçare me: arkitektë, inxhinierë dhe dizajner të brendshëm jemi në gjendje t’iu ofrojmë suport në përzgjidhjen e produkteve që vijnë më një kombinim perfekt midis stilit dhe funksionalitetit.

    Bauled ofron: GARANCI, ASISTENCE TEKNIKE, PRODUKTE TE CERTEFIKUARA.

    Çdo individ ose kompani mund të realizoj ndriçuesin ose linjën e saj unike e cila mbrohet nëpërmjet një kontrate.

    BACK TO TOP